MaqedoniTop Lajme

KSHZ numëron mbi 70 përqind të votave në Komunën e Tetovës, ja dallimi mes Bilall Kasamit dhe Bajram Rexhepit

Shpërndaje

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në Komunën e Tetovës po shkon drejt përfundimit numërimi i votave për zgjedhjet lokale. Deri tani janë përpunuar mbi 70% e votave, me pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në votim.

Rezultatet preliminare për kandidatët janë si vijon:

Bilall Kasami – Koalicioni VLEN: 47.29% (14.811 vota)

Bajram Rexhepi – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI): 38.05% (11.916 vota)

Katka Bozhinoska – E Majta: 7.47% (2.338 vota)

Stevica Sarkoski – VMRO Partia Popullore: 3.74% (1.171 vota)

Samka Ibraimoski – Përvoja për Sukses: 0.65% (205 vota)

Izet Zejneloviq – Demokratët Shkup: 0.28% (88 vota)

Bilall Kasami, kandidati i Koalicionit VLEN, mban një epërsi të dukshme ndaj kundërkandidatëve, veçanërisht ndaj Bajram Rexhepit të AKI-së, duke e afruar gjithnjë e më shumë drejt një fitoreje të mundshme që në raundin e parë.

Procesi i numërimit vazhdon dhe rezultatet përfundimtare priten së shpejti nga KSHZ.

REZULATET KILKO NË LINKUN: https://rezultati.sec.mk/sq/mayr/t5