Opinione

Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë!

Shpërndaje

Shkruan: Silvana Begaj
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë!
As trupi, as shpirti, as mënyra si sheh botën.
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë i njëjtë.
As kur flokët bien. As kur fillojnë të rriten sërish.
Depresioni të ndjek si hija jote, trupi nuk është më i yti,
mendimet bëhen rrugë të errëta që s’të çojnë askund.
Nuk më ndodh mua!- mendon derisa Tetori roze nuk eshte vetem muaji i fjongove dhe sloganeve qe duken aq bukur. Tetori kthehet ne ulerimen qe cdo grua ka per detyre te kontrolloj gjendjen e saj, perfshire ketu dhe TY.
Mendojmë: “Nuk më ndodh mua.”
Deri ditën kur fjalët e mjekut : “Diagnostifikoheni me kancer” te drejtohen Ty.
Dhe ti, Ti qe ke kaluar cdo dite duke u shqetesuar per te ardhmen, per shkollen, qerane, punen.. Cdo gje, por kurr per shendetin! Ke munduar se ke kohe per gjithcka.
Por diagnostifikimi vjen vrullshem me operacione, trajtime, ilace…
Pas nje trajtimi vjen trajtimi tjeter!
Kur mbaron pyet veten :- A ia vlen? A ia vlen të njohësh ferrin për disa vite më shumë?
Po ia vlen! Ia vlen se ti je e forte! Nëse jeta do të donte të të rrëzonte, duhej të kishte zgjedhur një kundërshtar tjetër!
Une, nuk e fitova këtë luftë për t’u kthyer në të njëjtën grua! Dua të rilind, të jem më e bukur e më e fortë.
Sepse kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë i njëjtë.
Dhe nga ferri del vetëm ai që ka mësuar ta dojë dritën me gjithë shpirt.
P.S: Ajo që shihni në foto nuk është paruke! Është kurora ime e mbijetesës!
Silvana Begaj
#TetoriRoze #breastcancerawareness