RajoniTop Lajme

LVV fillon mbledhjen e nëshkrimeve për thirrje të seancës së re për zgjedhjen e Qeverisë

Shpërndaje

Pas dështimit për formimin e Qeverisë së re, Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së re. Burimet e RTV21 mirë të konfirmuara brenda LVV-së na bëjnë me dije se deputetët e këtij subjekti politik synojnë që t’i mbledhin 40 nënshkrime që janë të domosdoshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së re.

Të njëjta burime i kanë thënë televizionit se kjo nuk do të thotë se LVV-ja do të dërgojë një kandidat tjetër tek presidentja Osmani për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së re.

Mbledhja e nënshkrime nga LVV-ja sipas burimeve nuk përjashton mundësinë që të mbahet seancë edhe për çështjen e buxhetit

Pas dështimit për formimin e Qeverisë, LVV-ja ditë më parë e ka konfrmuar zyrtarisht se ky subjekt politik nuk do të dërgojë kandidat tjetër për të mandatuar tek presidentja Vjosa Osmani, përveç Albin Kurtit. Por, sipas Kushtetutës pas dështimit të mandatarit të parë për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e Qeverisë, Albin Kurti nuk mund të mandatohet për herë të dytë.