Bota

Merz përkujton 35-vjetorin e ribashkimit: Diversiteti na bën më të fortë

Shpërndaje

Ndërsa Gjermania përkujton sot 35-vjetorin e ribashkimit, kancelari Friedrich Merz ka bërë thirrje për unitet.

“Mbetet detyra jonë të jemi pranë njëri-tjetrit: në lindje, perëndim, veri dhe jug”, shkroi Merz në X, disa orë para se të mbante një fjalim të madh në përkujtim të përvjetorit në landin perëndimor të Saarlandit.

“Diversiteti ynë na bën më të fortë”, shkroi ai.

”Ribashkimi nuk ishte një sukses i sigurt, por punë e njerëzve të guximshëm që u ngritën për liri dhe demokraci”. 35 vjet unitet gjerman janë një arsye për të festuar”, theksoi ai.

Më 3 tetor 1990, landet që përbënin Gjermaninë Lindore u integruan në Republikën Federale të Gjermanisë – emri zyrtar për Gjermaninë Perëndimore – duke i dhënë fund ndarjes së gjatë të kombit gjerman pas Luftës së Dytë Botërore.

Data është një festë kombëtare e njohur si Dita e Unitetit Gjerman.