MaqedoniTop Lajme

Mexhiti: Arsimi është investimi më i madh për të ardhmen e fëmijëve tanë

Shpërndaje

Kandidati për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, thekson se çdo fëmijë i Çairit meriton kushte të barabarta dhe dinjitoze për të mësuar e për të ecur drejt suksesit, njofton albazone media.

Në kuadër të vizionit të tij për arsim modern dhe gjithëpërfshirës, ai ka prezantuar një nga projektet më madhore të mandatit të ardhshëm: ndërtimin e shkollës së re në Teneqe Mahallë – një hapësirë moderne prej 4,700 m², me 54 klasa, 8 kabinete dhe 2 laboratorë të standardeve më të larta, që do t’i shërbejë mbi 1,300 nxënësve. Paralelisht, do të ndërtohet edhe objekti i ri i shkollës “Idnina”, duke e çuar numrin e shkollave moderne në Çair në 11.

Me këto investime, Mexhiti synon realizimin e një qëllimi historik për komunën: shkolla me vetëm një ndërrim dhe mësim tërëditor për çdo nxënës, duke garantuar arsim cilësor, kushte të denja dhe një të ardhme më të sigurt për fëmijët e Çairit.

Postimi i plotë:

Arsimi është çelësi i së ardhmes. Çdo fëmijë i Çairit meriton kushte dinjitoze për të mësuar dhe për të ecur drejt suksesit. Dhe sot, prezantuam një nga projektet më madhore të mandatit tim të ardhshëm: ndërtimin e shkollës së re moderne në Teneqe Mahallë.

Kjo shkollë do t’u hapë dyert e dijes rreth 1300 nxënësve, në një objekt prej 4700 metrash katrorë, me 54 klasa, 8 kabinete dhe 2 laboratorë të pajisur sipas standardeve më të larta.
Paralelisht, do të ndërtohet edhe objekti i ri i shkollës “Idnina”. Me këto investime, Çairi do të ketë gjithsej 11 shkolla moderne, ku çdo fëmijë do të mësojë në kushte të barabarta dhe dinjitoze.

Ky hap do të na afrojë drejt zgjidhjes përfundimtare: zhvillimin e mësimit me vetëm një ndërrim dhe mësim tërë ditor, në të gjitha shkollat e komunës.