Mickoski takon Mbretin Charles III: Diskutuam për stabilitetin, zhvillimin dhe mbrojtjen e natyrës
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski u takua sot me Mbretin Charles III.
Në profilin e tij në Facebook, Mickoski shkruan se takimi ishte i sinqertë dhe përmbajtjesor, dhe se u diskutua miqësia midis Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Gjatë qëndrimit tim në Londër, u takova me Lartësinë e Tij Mbretërore, Mbretin Charles III.
Takimi ishte i sinqertë dhe kuptimplotë. Diskutuam për miqësinë midis Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, stabilitetin, zhvillimin dhe mbrojtjen e natyrës, fusha të cilave Mbreti u ka kushtuar vëmendje të madhe prej vitesh.
Ky takim është një njohje dhe respekt, por edhe një nxitje për të vazhduar në rrugën e vlerave të përbashkëta, besimit dhe partneritetit.
Në kuadër të Procesit të Berlinit të organizuar nga Kryeministri Keir Starmer, kam pasur disa takime që synojnë bashkëpunimin strategjik ekonomik dhe infrastrukturor me Mbretërinë e Bashkuar”, shkroi Mickoski.