Nata e parë e frikshme e Sarkozyt në burg, kërcënohet me vrasje
Dy oficerë policie janë zhvendosur në qeli afër derës së qelisë ku po mbahet ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, pas kërcënimeve për vrasjen e tij.
Zhvillimi dramatik ndodhi pasi 70-vjeçari kaloi një natë të frikshme në La Sante, burg i sigurisë së lartë në Paris.
Ish-presidenti francez është shpallur fajtor për konspiracion kriminal në një gjyq në të cilin ai dhe ndihmësit e tij u akuzuan për lidhjen e një pakti të dyshuar korrupsioni me regjimin e diktatorit të ndjerë libian, Muammar Gaddafi, për të marrë fonde për fushatën zgjedhore presidenciale franceze të vitit 2007.
Pas disa orëve që Sarkozy kishte shkuar në burg, u shfaq një video në rrjetet sociale në të cilën thuhej: “Ne do të hakmerremi për Gadafin, ne dimë gjithçka, Sarko…. ne dimë gjithçka. Kthej miliarda dollarët”.
Të mërkurën, një burim brenda Ministrisë së Brendshme të Francës konfirmoi se kanë urdhëruar dy zyrtarë nga Shërbimi VIP i Mbrojtjes, ta ruajë për 24 orë qelinë ku është duke qëndruar ish-presidenti.
Carla Bruni, gruaja e tretë e Sarkozyt, ka folur me të në burg përmes një telefonate, kanë konfirmuar avokatët e Sarkozyt, duke thënë se nata e parë ishte e frikshme.
Videoja e postuar në internet i referohet Sarkozisë, si dhe Ziad Takieddine, një ish-tregtar armësh libanez i cili vdiq në rrethana misterioze më parë këtë vit, ndërsa ishte në arrati nga akuzat se ishte ndërmjetësi midis Gadafit dhe Sarkozit.
“Ai është krejtësisht vetëm në qeli. Ai sapo ka arritur, të martën më 20 tetor. Ai do të kalojë kohë të keqe”, thuhet në video.