RajoniTop Lajme

Ndalohen për qarkullim trotinetët elektrik në Shqipëri

Shpërndaje

Policia e Shtetit ka vendosur të ndalojë përkohësisht qarkullimin e trotinetëve elektrik.

Kjo u njoftua në një takim të Ministres së Brendshme, Albana Koçiu, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Ndalimi i trotinetëve elektrikë është bërë përkohësisht, deri në hartimin e një plani të plotë, siç deklaroi ministrja Koçiu.

Njoftimi i plotë:

STOP MONOPATINAVE ELEKTRIKE – Rregulla të reja për sigurinë publike ⚠️
991 raste te raportuara nga urgjencat, janë më shumë se sa mjaft për ta ndalur menjëherë këtë risi të rrezikshme në qarkullimim rrugor të qyteteve tona, deri në hartimin e një rregulloreje strikte të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare✋

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, për operacionin që do të zhvillojë Policia e Shtetit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave
Ilir Proda:
Ne kemi bërë një analizë të hollësishme në lidhje me këtë fenomen dhe kemi arritur në përfundimin që përdorimi i këtyre mjeteve po shkakton një rrezik imediat për sigurinë publike.
Mjafton të përmendim faktin se vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar 991 raste të raportuara nga urgjencat për aksidentet me këto mjete. Midis këtyre rasteve ka pasur edhe fatalitete apo dëmtime shumë të rënda.
Për ta adresuar këtë problem dhe këtë rrezik që i vjen rendit e sigurisë publike dhe përdoruesve të rrugës nga përdorimi i këtyre mjeteve, ne kemi përcaktuar dhe një procedurë standarde, bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, për ta adresuar këtë problem duke ndëshkuar drejtuesit e këtyre mjeteve dhe përdorimin e këtyre mjeteve në rrugë urbane, duke përfshirë edhe trotuaret,dhe duke arritur deri në bllokimin administrativ të këtyre mjeteve.
Duke filluar nga dita e hënë, Policia e Shtetit do të përfshihet në një operacion për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve, dhe për këtë arsye kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces.