RajoniTop Lajme

​Osmani në Berlin: E ardhmja e Kosovës është në NATO e BE

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi sot në Berlin se e ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, NATO dhe Bashkimin Evropian.

Ajo gjatë një fjalimi në Institutin Aspen tha se Kosova ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik.

“Një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e pa luhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike”, ka thënë Osmani.