RajoniTop Lajme

Osmani: Sot Kosova voton! Demokracia jonë forcohet kur qytetarët e Kosovës flasin përmes votës!

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas votimit është shprehur se kjo është dita kur zëri i qytetarëve bëhet forcë politike dhe përgjegjësi demokratike, njofton albazone media.

Postimi nga Presidentja Osmani:
Sot Kosova voton!
Kjo është dita kur zëri i qytetarëve bëhet forcë politike dhe përgjegjësi demokratike.
Qytetarët tanë vendosin për kryetarët e komunave dhe anëtarët e kuvendeve komunale, njerëzit që do të udhëheqin zhvillimin, mirëqenien dhe jetën e përditshme në secilën komunë të Republikës së Kosovës.
Demokracia jonë forcohet kur qytetarët e Kosovës flasin përmes votës!