RajoniTop Lajme

OVL-UÇK paralajmëron protestën e radhës në përkrahje të ish-krerëve të luftës

Shpërndaje

Protesta e radhës në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë do të mbahet para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg më 16 nëntor.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, derisa kërkoi pjesëmarrje masive në protestë theksoi nevojën për drejtësi, transmeton KosovaPress.

“Kemi vendosur që protestën e radhës ta organizojnë më 16 nëntor para Asambalesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg”, tha ai në konferencë për media të mërkurën.

Kujtojmë se protesta e fundit në përkrahje të ish-krerëve që po gjykohen në Hagë ishte në Tiranë me 17 tetor.