Pamje kur i dyshuari me dy kallashnikovë plagos rëndë dy persona në Pejë
Janë publikuar pamjet e plagosjes së dyfishtë që ndodhi të premten në Pejë, pranë Gjykatës Themelore. Aty shihet se i dyshuari me dy kallashnikovë të llojit AK-47 gjuan mbi viktimat që po lëviznin me veturë. Fatmirësisht, vjen ndërhyrja e shpejtë e Policisë dhe e arreston. Njëri prej të plagosurve po trajtohet në QKUK, ndërsa tjetri është në gjendje stabile në Spitalin e Pejës.
Pamjet janë publikuar nga “Betimi për Drejtësi”. Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar si prova materiale dy armë të gjata të tipit AK-47, dy revole, 129 fishekë dhe 16 gëzhoja.
VIDEO: