MaqedoniTop Lajme

Paraburgim 30 ditë për drejtorin dhe punëtorin e “Higjienës Komunale” për rrezikim të mjedisit

Shpërndaje

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave nën dyshimin për kryerjen e veprës penale – Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina sipas nenit 230, paragrafi 1 i Kodit Penal.

“Të dyshuarit, njëri prej të cilëve është ushtrues detyre drejtor dhe tjetri udhëheqës i mbeturinave në NP “Higjiena Komunale” – Shkup, së bashku kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave dhe aktivitetin e tyre kryesor për mbledhjen dhe transportimin e rregullt të mbeturinave të padëmshme në zonën e Qytetit të Shkupit, si dhe detyrimet e përcaktuara në Programin operativ për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale dhe Planin operativ për ruajtjen e pastërtisë publike në qytet. Duke mos mbikëqyrur plotësisht mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave komunale, si dhe me menaxhimin jo të duhur të mbeturinave, ata kanë mundësuar krijimin e deponive të vogla në sipërfaqet publike dhe të trafikut, pranë kontejnerëve të caktuar për mbledhjen e mbeturinave komunale, gjatë muajit, gjë që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në cilësinë e tokës, ajrit dhe ujit dhe ka rrezikuar jetën dhe shëndetin e njerëzve duke shkaktuar sëmundje infektive ose të tjera”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.