Policia gjen drogë në formë të çokollatës në veri të Mitrovicës
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të hënën në mëngjes është gjetur një qese në të cilën kishte 29.49 gramë narkotikë në formë të çokollatës.
Rasti po hetohet.
Njoftimi:
BLERJE, POSEDIM, SHPËRNDARJE DHE SHITJE E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE
Mitrovicë Veri 27.10.2025-07:05. Raportohet se është gjetur një qese në të cilën kishte 29.49 gramë substancë narkotike në formë të çokollatës dhe një telefon mobil. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti ne procedure hetimore.

