RajoniTop Lajme

Presidentja Osmani në Berlin: Mbrëmje mirënjohjeje me mërgatën dhe nderim për miqtë e Kosovës

Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Berlin, zhvilloi një mbrëmje të veçantë me mërgatën kosovare në Gjermani, ku ndau emocione, mirënjohje dhe krenari kombëtare, njofton albazone media. Në këtë takim, ajo i dorëzoi Medaljen Presidenciale të Meritave znj. Marieluise Beck, në shenjë nderimi për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj popullit të Kosovës. Osmani e cilësoi Beck si një grua që “e bëri kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane”.

Postimi nga Presidentja Osmani:
Në Berlin, së bashku me mërgatën tonë të jashtëzakonshme, kaluam një mbrëmje plot emocion e mirënjohje.
Pata nderin t’i dorëzoj Medaljen Presidenciale të Meritave znj. Marieluise Beck për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj popullit të Kosovës – një grua që e bëri kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane.