Rama ndan pamje nga puna për “Lungomare 3”: Një frymëmarrje e re për Vlorën turistike 2030
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një video nga punimet për projektin e ri “Lungomare 3”, bypassin që do të shtrihet mbi kodrat e rrugës Vlorë–Orikum.
Sipas Ramës, ky projekt do të krijojë një infrastrukturë moderne që do të lehtësojë lëvizjen drejt zonave turistike dhe do të sjellë një transformim të ndjeshëm urbanistik për qytetin bregdetar.
“Bypassi që shtrihet mbi kodrat e rrugës Vlorë–Orikum do të mundësojë një frymëmarrje krejt të re për Vlorën turistike 2030”, shkruan Rama në postimin e tij.

