RajoniTop Lajme

​Refuzohen 2700 pako të dërguara me postë për zgjedhjet e 12 tetorit

Shpërndaje

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me vlerësimin e pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës.

Deri të enjten, në orën 16:00, janë vlerësuar mbi 32 mijë pako me fletëvotime, prej të cilave mbi 28 mijë e 200 janë aprovuar, ndërsa rreth 2 mijë e 700 janë refuzuar për mungesë të dëftesës së regjistrimit – dokumenti unik që KQZ-ja u dërgon votuesve të regjistruar.

Njftimi i plotë nga KQZ-ja:

Njoftim nga aktivitetet për votimin jashtë Kosovës
️KQZ po vazhdon me vlerësimin e pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës.
Deri të enjten, në orën 16:00, janë vlerësuar mbi 32,000 pako me fletëvotime.
✅ Prej tyre, mbi 28,200 janë aprovuar, ndërsa ❌ rreth 2,700 janë refuzuar.
Arsyeja kryesore e refuzimit është mungesa e dëftesës së regjistrimit – dokumenti unik që KQZ-ja u dërgon votuesve të regjistruar.
✉️ Procesi i tërheqjes së pakove nga 23 kuti postare në 22 shtete dhe në Kosovë është përmbyllur të martën, ku janë tërhequr gjithsej 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave tashmë jan sjellur në Kosovë.
Në fund të procesit të vlerësimit, KQZ do të publikojë të dhënat për numrin përfundimtar të pakove të aprovuara që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
#KQZ #Zgjedhjet2025 #VotimiJashtëKosovës #RezultatetLokale #Kosova