MaqedoniTop Lajme

Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji takim zyrtar me rektorin Prof.Dr. LÜTFI SUNAR

Shpërndaje

Në kuadër të bashkëpunimit ndëruniversitar dhe forcimit të lidhjeve akademike, u realizua një vizitë zyrtare e përfaqësuesve të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, të kryesuar nga rektori, Prof. Dr. Bekim Fetaji, së bashku me prorektorët, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili dhe Prof. Inor. Dr. Fati Iseni, si dhe Mr. Alajdin Memedi.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i UNT-së u prit nga rektori, Prof. Dr. Lütfi Sunar dhe sekretarja e përgjithshme, Prof. Inor. Dr. Seyhan Murtezan Ibrahimi.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, ku u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe projekteve të përbashkëta akademike në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të cilësisë.