BotaTop Lajme

Shkelja e armëpushimit në Gazë/ Trump kërcënon Hamasin: Nëse nuk sillen mirë, do t’i eliminojmë

Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se nëse Hamasi nuk i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, do të përballet me pasoja të rënda.

Në deklaratat e sotme nga Shtëpia e Bardhë, ku priti kryeministrin australian Anthony Albanese, presidenti amerikan tha se ka një problem me Hamasin. Sipas tij ky problem do të zgjidhet shpejt, sepse Hamasi po e shkel marrëveshjen.

“Pati disa rebelime midis tyre dhe ata vranë disa njerëz. Ne bëmë një marrëveshje me Hamasin, ata do të sillen mirë, do të jenë të sjellshëm. Nëse nuk e bëjnë, ne do t’i eliminojmë. Ata do të eliminohen dhe ata e dinë këtë. Ata bënë gjëra që nuk duhet t’i kishin bërë dhe nëse vazhdojnë t’i bëjnë, ne do të ndërhyjmë dhe do t’i korrigjojmë. Kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe në një mënyrë mjaft të dhunshme”, tha Trump. /CNA