Shtyhet seanca gjyqësore për Erion Veliajn, ja arsyeja e vendimit!
Seanca gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut Erion Veliajt është shtyrë. Shkak i vendimit u bë kërkesa e avokatit Artan Gjermeni, i cili kërkoi kohë që të njihet me aktet.
Artan Gjermeni do të jetë pjesë e ekipit të avokatëve që do të mbrojë interesat e kryebashkiakut. Seanca e radhës do të mbahet më datë 12 nëntor në orën 09:00. Gjykata vendosi që seancat pasardhëse do të jenë çdo të hënë.

