Të dielën në ora 10:00 do të mbahet seanca për qeverinë e re të Republikës së Kosovës
Të dielën do të mbahet seanca për qeverinë e re. Seanca nis nga ora 10 e mëngjesit.
“Po, kemi bërë kërkesë dhe tashmë është ftuar seanca e jashtëzakonshme për të dielën, ora 10:00 me një pikë të rendit të ditës, Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka konfirmuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, për Kohën.
Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i kanë mbetur edhe dy ditë kohë ligjore për ta prezantuar kabinetin e ri para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ai ka marrë mandatin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Ende është e paqartë nëse Kurti i ka 61 votat e nevojshme për të formuar ekzekutivin e ri.

