MaqedoniTop Lajme

UNT dhe Fondacioni “AXIS” fuqizojnë bashkëpunimin për projekte arsimore, kulturore dhe ndërkulturore

Shpërndaje

Shkup, 29.10.2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti në takim pune përfaqësuesit e Fondacionit për Zhvillim dhe Qytetërim “AXIS”, të udhëhequr nga drejtori ekzekutiv z. Rufat Sherifi, së bashku me Dr. Kujtim Kasami, kryetar i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional, dhe Mr. Milazim Mustafi.

Gjatë takimit, të pranishmit shprehën urimet e tyre për rektorin Prof. Dr. Bekim Fetaji për detyrën dhe përgjegjësinë e lartë akademike, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe organizatave që promovojnë zhvillimin shoqëror dhe kulturor.

Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të përbashkëta me interes, përfshirë zhvillimin e projekteve arsimore, kulturore dhe kërkimore, si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta që synojnë promovimin e dialogut, mirëkuptimit ndërkulturor dhe avancimin e vlerave të bashkëjetesës.

Në përmbyllje, palët shprehën gatishmërinë për të konkretizuar bashkëpunimin në projekte të ardhshme dhe për të ndërtuar ura të qëndrueshme ndërmjet akademisë dhe shoqërisë civile.