MaqedoniTop Lajme

VLEN braktis kandidatin e vet: Haqim Ramadani i vetëm në betejën për Bërvenicën

Shpërndaje

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati për kryetar komune të Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka mbetur i vetëm në garë pas vendimit të Bilall Kasamit dhe Lëvizjes Besa për të mos e mbështetur në këtë fazë të procesit zgjedhor.

Burime brenda strukturave lokale bëjnë të ditur se mungesa e përkrahjes zyrtare nga partia e tij ka krijuar një situatë të pazakontë, ku Ramadani po përballet i pavarur me kundërkandidatin maqedonas. Megjithatë, ai ka theksuar se nuk do të tërhiqet nga gara, duke theksuar se “nderi dhe dinjiteti vlejnë më shumë se çdo pazare politike”.

Në një zhvillim të papritur politik, kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka mbetur i vetëm në garë pas vendimit të Bilall Kasamit dhe Lëvizjes Besa për të mos e mbështetur në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ky veprim është interpretuar nga shumë qytetarë si tradhëti politike dhe frikë e hapur përballë presionit të VMRO-së.

Në terren, mbështetësit e Ramadanit e shohin këtë situatë si një moment prove për votën shqiptare, e cila duhet të tregojë nëse do të qëndrojë me dinjitet apo do të nënshtrohet ndaj kalkulimeve politike të udhëheqjes partiake.

Kjo braktisje nga ana e kreut të partisë ngre pikëpyetje serioze mbi koherencën, përgjegjësinë dhe moralin politik të atyre që kërkojnë votën e shqiptarëve, por në momente vendimtare i lënë të vetmuar njerëzit që guxojnë të garojnë ndershmërisht.

Ramadani ka vazhduar takimet me qytetarët e komunës, ndërsa ka apeluar që vota e së dielës të jetë shprehje e vullnetit të lirë të shqiptarëve të Bërvenicës, pavarësisht presioneve politike dhe kalkulimeve partiake./TS