VLEN i përgjigjet Ahmetit për zgjedhje të parakohshme
Pas pesë ditësh, Ali Ahmetit më në fund ia treguan përgjigjen e “referendumit”. Dhe ja, doli e tha se paskan fituar në zgjedhjet komunale. Kjo është absurde. Fitoret e VLEN-it në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë, Tearcë dhe epërsia bindëse në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Bërvenicë e Dollnen janë shumë më të mëdha se “fitorja” në Pllasnicë dhe LikovëÇÇ, kjo është përgjigja e VLEN-it ndaj qëndrimeve të sotme të liderit të BDI-së Ali Ahmeti i cili kërkoi mbajtjen e zgejdhjeve të parakohshme bazuat në epërsinë e votave popullore në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
Sipas VLEN-it për 20 vjet politika e Ali Ahmetit është ndërtuar në dy shtylla duke përmendur dy herë pushtetin.
”Ne menduam se Ali Ahmeti dhe BDI janë vetëdijësuar nga përgjigja e “referendumit”, mirëpo ata vazhdojnë zgjedhjet lokale t’i përjetojnë si parlamentare, sepse për ta postet ministrore janë vegla e vetme për të mbijetuar në politikë.Për 20 vjet, politika e Ali Ahmetit është ndërtuar mbi dy shtylla: pushtet dhe… pushtet”, thuhet në komunikatën e VLEN-it për media
VLEN pyet Ahmetin se a do të mund të përballet me votëne lirë në balotazh për zgjedhjet lokale
”Sa për “vetingun” që kërkon sot, atë ia ka bërë hija e tij Artan non grata Grubi, për të cilin vazhdon të thotë se është “i pastër si loti”.Prandaj, para se të kërkojë zgjedhje të parakohshme, Ali Ahmeti le ta pyesë veten: A do të mund të përballet me votën e lirë të shqiptarëve që nuk i frikësohen më? Sepse koha e Gazimestanit ka mbaruar. VLEN është e sotmja. BDI është e djeshmja”, thotë VLEN.

