MaqedoniTop Lajme

Zv.kryeministri Arben Fetai kërkon zbardhjen urgjente të ngjarjes në Kumanovë dhe shpreh solidaritet me familjen Shaini

Shpërndaje

Zv.kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka reaguar me shqetësim të thellë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kumanovë, ku u plagos bashkëvendasi i tij, Zekirja Shaini, njofton albazone media.

Në deklaratën e tij, Fetai shpreh solidaritet të sinqertë me familjen e të plagosurit dhe dënon me forcë çdo akt dhune, duke bërë thirrje për qetësi, maturi dhe respekt ndaj institucioneve që po hetojnë rastin. Ai gjithashtu kërkon nga organet e rendit që të zbardhin sa më shpejt motivet dhe autorët e këtij akti kriminal, në mënyrë që drejtësia të vendoset dhe qytetarët të ndihen të sigurt.

Reagimi i plotë:

Shpreh shqetësim të thellë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kumanovë, ku u plagos bashkëvendasi ynë, Zekirja Shaini.
Në këto momente të vështira, shpreh solidaritetin tim të sinqertë me familjen e tij dhe dënoj me forcë çdo formë dhune.
Bëj thirrje për qetësi, maturi dhe respekt të plotë ndaj institucioneve kompetente që po hetojnë rastin. Njëkohësisht, i bëj apel organeve të rendit që sa më shpejt të zbardhin motivet dhe autorët e këtij akti kriminal, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend dhe qytetarët të ndihen të sigurt.