MaqedoniTop Lajme

Arsim Dalipi: Struga të zgjedhë gjeneratën e re dhe energjinë e re!

Shpërndaje

Kandidati për Kryetar të Komunës së Strugës, Arsim Dalipi, pas votimit deklaroi se sot është dita që Struga të zgjedhë gjeneratën e re, energjinë e re dhe besimin në punë të ndershme.

Postimi i plotë:
Këto ditë kam trokitur në çdo derë të struganëve, kam folur me njerëz të mirë, ua kam ofruar zemrën time dhe programin tonë për një Strugë më të bukur.
Rreth vetes mblodha një brez të ri vajzash dhe djemsh që e duan qytetin tonë me shpirt.
Sot është dita që Struga të zgjedhë gjeneratën e re, energjinë e re dhe besimin në punë të ndershme.
Ju ftoj të votoni vizionin tonë me numrin 4 dhe ne do ua kthejmë me punë, përkushtim dhe nder.
Struga – shtëpia jonë!

Faleminderit të gjithëve!
Ju uroj një ditë të mbarë dhe zgjedhje të qeta, demokratike e me dinjitet.