“Ata që e quajtën tradhtar për takimin me Millosheviçin, sot e nderojnë”- Kryeministri Rama: S’të them dot lamtumirë, mos vdeksh kurrë Fatos Nano
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në homazhet në nderim të Fatos Nanos tha se “edhe ata që e quajtën tradhtar për takimin me Millsheviçin në Greqi, sot e nderojnë”.
Ai shtoi se një ditë, kur të dalin në dritë fjalët e plota të atij takimi dhe kontributet e Nanos për çështjen shqiptare në Kosovë e Maqedoni, historia do ta vendosë përfundimisht emrin e tij në rreshtat e nderit të Shqipërisë.
“Ndër ata që e nderuan kryetarin tonë pas vdekjes, ishin dhe ata që quajtën tradhtar pse takoi Millsheviç gjatë një aktiviteti në Selanik, dhe plotë të tjera që s’ia vlen ti kujtojmë, unë e kam dëgjuar prej tij, bisedën me kapsapin e Beogradit dhe se kam idenë nëse fatosi e ka lënë të shkruar diku, por jo vetëm që në atë takim, bisedë s’ka asgjë prej tradhtari, por kur një ditë të dalin si duhet të ndritë fjalët e thëna në atë takim si edhe takimet dhe bisedat e Nanos me patriotët e lëvizjes kombëtare për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni, atëherë askush nuk do të mund të vërë në dyshim se kontributi patriotik i kryetari themeltar të PS për çlirimin e Kosovës, rendit Nanon në rreshtat e nderit të historisë së Shqipërisë”, tha Rama.
Në fund të fjalës së tij, Rama u shpreh se “natyrshëm nuk i thotë dot lamtumirë, por thjesht mos vdeksh kurrë Fatos Nano”.
“I dashur Fatos, do të më mungojnë darkat e rralla miqësore, komunikimi ynë si ai i shoferit të turnit të parë me turnin 2-të për të njëjtën makinë, Kur ndodhte të ndanim një dilemë strategjike, këshillat e tuja më ndihmonin të vendoja pikat mbi i. Kur mënoj çfarë 4 rrotaku sovjetik mori ti në dorëzim në turnin e parë e çfarë mora unë në të dytin, më vjen krejt natyrshëm të mos të të them lamtumirë, po thjesht mos vdeksh kurrë Fatos Nano”, deklaroi Rama.

