RajoniTop Lajme

Hajrulla Çeku: “Sot vendosim për të ardhmen e Prishtinës”

Shpërndaje

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeqytetin, Hajrulla Çeku, ka votuar sot së bashku me bashkëshorten Eli për të ardhmen e fëmijëve të tyre, Mian dhe Hanën, njofton albazone media.

Ai uroi që katër vitet e ardhshme të jenë vite të mira dhe zhvillimore për Prishtinën, duke ftuar qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës deri në orët e fundit të procesit zgjedhor.

“Sot është dita juaj për të shprehur vullnetin dhe përgjegjësinë qytetare. Çdo votë ka rëndësi, çdo votë bën diferencën,” theksoi Çeku, duke apeluar për pjesëmarrje dhe vendimmarrje aktive për të ardhmen e komunës sonë.

Postimi nga Çeku:

Unë dhe Eli votuam për Mian dhe Hanën.
Ditë e mirë sot për të vendosur për të ardhmen tonë. Uroj që katër vitet e ardhshme të jenë shumë të mira për Kryeqytetin.

Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Sot është dita juaj për të shprehur vullnetin dhe përgjegjësinë qytetare.
Çdo votë ka rëndësi, çdo votë bën diferencën.
Dilni dhe ushtroni të drejtën tuaj këto orët e fundit para mbylljes së vendvotimeve. Ajo i përcakton katër vitet e ardhshme të komunës sonë.