Huliganët maqedonas me thirrje raciste ndaj shqiptarëve: “Za shiptari gasna komora – dhoma gazi për shqiptarët” (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë me prapavijë të qartë etnike ka ndodhur sot në Prilep gjatë ndeshjes ndërmjet KF Shkëndija Haraçinë 77 dhe FK Pobeda Prilep, ku tifozët vendas kanë bërë thirrje raciste dhe fyese ndaj lojtarëve shqiptarë.
Në video të publikuara në rrjete sociale, dëgjohen qartë brohoritjet “Za Šiptari gasna komora” (“Dhoma e gazit për shqiptarët”) dhe “Majmuni”, që janë drejtuar ndaj futbollistëve të ekipit mysafir nga Haraçina. Si reagim ndaj kësaj sjelljeje të turpshme, lojtarët e Shkëndijës Haraçinë 77 kanë vendosur të largohen nga fusha, duke refuzuar të vazhdojnë ndeshjen nën kushte të tilla ofenduese.

