BotaTop Lajme

Industria e çelikut në Gjermani në prag kolapsi, Merz, samit ugjent në Berlin

Shpërndaje

Mes frikës që po rrethon industrinë gjermane të çelikut, të përballur me rrezikun e kolapsit, kancelari Friedrich Merz ka ftuar ministra, përfaqësues landesh, nga industria e sindikatat në një samit urgjent në Berlin.

Synimi, sipas mediave vendase, është ruajtja e prodhimit të çelikut në Gjermani. Në këtë pikë, edhe opozita bashkohet me qeverinë, e të njëjtën gjë kërkojnë dhe sindikatat e industria e kërkojnë këtë. Me prioritet të lartë shihet ruajtja e vendeve të punës. Sipas Federatës Gjermane të Çelikut, rreth 80.000 njerëz ende punojnë në industrinë gjermane të çelikut.

Por edhe vazhdimit i prodhimit të çelikut në Gjermani ka rëndësi, qoftë për sektorin e ndërtimit, industrinë e automobilave apo industrinë e mbrojtjes. Sidomos në kohë krize, varësia e tepërt nga importet e çelikut do të përbënte një rrezik për ekonominë gjermane. Çmimet e larta të energjisë, rënia e kërkesës, për shembull në industrinë e automobilave, importet e lira të çelikut, veçanërisht nga Kina, tarifat amerikane dhe tranzicioni i vështirë drejt prodhimit të çelikut më miqësor ndaj klimës – të gjitha këto po ndikojnë negativisht në industrinë e çelikut.

Jürgen Kerner kryetari i dytë i sindikatës IG Metall, deklaroi se nevojiten “rezultate të shpejta”, qoftë në lidhje me mbrojtjen tregtare apo kostot e energjisë elektrike industriale. Përndryshe, paralajmëroi ai, “industria e çelikut në Gjermani do të përballet në mënyrë të pashmangshme me kolapsin./TCH