Kasami bashkë me Kurtin dhe Lulzim Jasharin në nderim të Alfabetit në Manastir
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mori pjesë në një manifestim të jashtëzakonshëm në Manastir, ku nën tingujt e artistëve tanë dhe koreografinë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare u shënua me madhështi Dita e Alfabetit. Aktiviteti u nderua nga pjesëmarrja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, djalit të Komandantit Adem Jashari, Lulzimit, si dhe nga ministra, deputetë e mysafirë të shumtë nga Kosova.
Së bashku me Kryeministrin Kurti, Kasami vizitoi edhe Muzeun e Alfabetit, duke rikujtuar historinë e Kongresit që bashkoi shqiptarët. Në këtë frymë uniteti kombëtar, shënimi i festave të nëntorit do të vazhdojë me një sërë aktivitetesh të tjera në ditët në vijim.
Postimi i plotë:
Manifestim i jashtëzakonshëm në Manastir, nën tingujt e artistëve tanë dhe koreografinë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare, për shënimin e Ditës së Alfabetit.
Na nderuan me pjesëmarrje edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, djali i Komandantit Adem Jashari, Lulzimi, ministra e deputetë nga Kosova dhe shumë mysafirë të tjerë.
Me kryeministrin Kurti vizituam edhe Muzeun e Alfabetit, për ta kujtuar historinë e kongresit që i bashkoi shqiptarët.
Në këtë frymë vazhdon shënimi i festave të nëntorit, me një sërë aktivitetesh tjera në ditët në vazhdim.

