MaqedoniTop Lajme

Kompletohet menaxhmenti i Universitetit “NËNË TEREZA” në Shkup

Shpërndaje

Shkup, nëntor 2025 – Në mbledhjen e rregullt të Senatit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me propozim të rektorit Prof. Dr. Bekim Fetaji, u zhvillua votimi i fshehtë për përzgjedhjen e dy prorektorëve të rinj, si dhe të Sekretarit të Përgjithshëm, të cilët do t’i bashkohen ekipit drejtues akademik gjatë mandatit aktual.

Pas përfundimit të procesit të votimit, u zgjodhën:
• Prof. Inor. Dr. Sani Demiri, prorektor për Shkencë dhe Hulumtime
• Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela, prorektor për Financa, Investime dhe Zhvillim
• Dr. Raim Jashari, sekretar i Përgjithshëm i Universitetit
Kuadrot udhëheqëse të UNT-së i bashkohen tashmë prorektorëve:
• Prof. Inor. Dr. Fati Iseni, prorektor për Arsim
• Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, prorektore për Marrëdhënie Ndërkombëtare

Me këtë përbërje të re, menaxhmenti i Universitetit “Nënë Tereza” plotësohet tërësisht, duke krijuar një strukturë të qëndrueshme dhe funksionale për realizimin e objektivave strategjike universitare.

Menaxhmenti i zgjedhur do të ushtrojë funksionet gjatë tërë mandatit të rektorit, duke kontribuar në avancimin e misionit akademik, kërkimor, administrativ dhe ndërkombëtar të Universitetit.
Zgjedhja e tyre reflekton përkushtimin e Universitetit “Nënë Tereza” për një udhëheqje të balancuar, profesionale dhe të orientuar drejt standardeve më të larta të arsimit të lartë.