Kryeministri Albin Kurti voton në Prishtinë dhe u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Fjala e plotë e Kryeministrit:
Të dashur qytetarë,
Të nderuar gazetarë,
Ndonëse është e diel, besoj se sot që të gjithë jemi zgjuar herët në mëngjes.
Është ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë. Republika e Kosovës mban zgjedhjet në raundin e dytë, pra për balotazh në 18 komuna të shtetit tonë.
Unë porsa votova këtu në Prishtinë, në ndërtesën e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Hasan Prishtina.
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe kësisoj për katër vjeçarin në vijim për ata si banorë të komunave të Republikës.
Gjithçka do të shkojë mbarë e mirë, edhe Komisioni Qëndron Zgjedhor i ka bërë përgatitjet, por edhe që të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit tashmë ndodhen në qendrat e votimit.
Ju dëshiroj suksese dhe mirupafshim!

