MaqedoniTop Lajme

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti mirëpret Ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoy

Shpërndaje

Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, sot ka pritur Ambasadorin e Turqisë, z. Fatih Ulusoy, i cili shprehu urimet me rastin e marrjes së detyrës.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi i gjatë me Republikën e Turqisë. Kryetari Mexhiti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin për forcimin e partneriteteve për zhvillimin e komunës.

Ambasadori konfirmoi gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin, ndërsa takimi u zhvillua në frymë respekti dhe mirëkuptimi të ndërsjellë.

Postimi nga Mexhiti:

Ishte kënaqësi të mirëpres Ambasadorin e Republikës së Turqisë z. Fatih Ulusoy, i cili erdhi për të shprehur urimet e tij me rastin e marrjes së detyrës si kryetar i Komunës së Çairit.
Gjatë bisedës u vlerësuan marrëdhëniet tradicionale të miqësisë ndërmjet popullit tonë dhe Republikës së Turqisë, si dhe bashkëpunimi i gjatë në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët. Ambasadorit i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij ka ofruar ndër vite, me theks të veçantë në projekte që kanë ndihmuar zhvillimin e komunitetit tonë.
Theksova angazhimin tim për të ndërtuar një administratë efikase dhe bashkëpunuese, e cila do të forcojë partneritetet ekzistuese dhe do të hapë rrugë të reja për zhvillimin e Çairit. Ambasadori u shpreh i gatshëm për të vazhduar mbështetjen dhe për të thelluar bashkëpunimin institucional.
Takimi u zhvillua në atmosferë respekti të ndërsjellë dhe vullneti për bashkëpunim, në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vizionit zhvillimor për Çairin.