RajoniTop Lajme

Labi: Koha të zgjidhni – Kosova është mbi çdo interes partiak

Shpërndaje

Labi u është drejtuar qytetarëve me një thirrje të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë për mbështetjen e kandidaturës së Glauk Konjufcës për kryeministër. Ai kujton momentet kur vota e tij si deputet ishte vendimtare për formimin e qeverisë që mundësoi krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se interesat e vendit duhet të jenë gjithmonë mbi kalkulimet politike. Sot, sipas tij, qytetarët e kanë mundësinë të vendosin për stabilitetin dhe ecjen përpara të Kosovës, pavarësisht vështirësive apo pazareve politike që shpesh e errësojnë skenën.

Postimi i plotë:
Mirëdita vend dhe popull i dashur♥️
Tani nuk ka arsye për të mos e votuar Glauk Konjufcën për kryeministër‍♂️duhet ta votoni.
A ju kujtohet kur unë isha deputet dhe kur vota ime ishte vendimtare, më kërkuan ta bëja qeverinë për të mirën e Kosovës, dhe unë ashtu veprova sepse po mos të ishte qeveria Haradinaj dhe koalicioni PAN i asaj kohe, sot Kosova nuk do ta kishte Ushtrinë.
Prandaj, sot e keni mundësinë që ta votoni Glauk Konjufcën, sepse është i duhur për kryeministër dhe i duhet Kosovës që të ecë vendi përpara dhe ti çbllokohen vendit veshtersitë të cilat qytetari po i përjeton!
Ama ju kuptoj: pazaret politike janë të rënda dhe të shijshme, dhe e di që ju vjen vështirë ta votoni, por mos harroni se Kosova është mbi ne, mbi interesat tona partiake dhe mbi çdo karrige ministrore.
Çdo politikan bën gabime, edhe unë kam bërë edhe , ama po te isha sot deputet, me të gjitha veshtirsitë e mia që do të me dilnin gjatë karrieres politike, prap se prap do ta votoja qeverinë.
Ne në kuvend ishim me pozita komfore ama populli dhe vendi e bartë barren e çdo krize politike.
KA ARDHUR KOHA TA ZGJIDHNI.
E paqit një të diele të bukur dhe fat të mbar Kosovës.
Me dashuri,
Labi, Kosovë e Shqipërisë