RajoniTop Lajme

Lëshohet sasi e madhe uji nga Liqeni i Ujmanit, shkatërrohet vendpunishtja e ndërtimit të urës për këmbësor mbi Ibër (Video)

Shpërndaje

Janë shkaktuar përmbytje në vendpunishten ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e urës së dytë – urës së këmbësorëve që pritet të lidhë pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës.

Pamjet nga mediat tregojnë se sasi e madhe e ujit ka depërtuar në zonën e punimeve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në makineri dhe materiale ndërtimi.

Jahir Nimani, ka dalë në vendngjarje për të vlerësuar dëmet dhe ka kërkuar përgjegjësi për situatën e krijuar.

“Me makina, me çdo gjë që është këtu, e ka marrë uji. Kemi punuar deri në mbrëmje dhe jemi larguar në shtëpi. Djali më thirri, sepse ne e përcjellim vazhdimisht nivelin e ujit – kur erdha, e kishte marrë uji komplet,” deklaroi ai për mediat.