MaqedoniTop Lajme

Mickoski: Këto zgjedhje lokale janë vazhdim i procesit të reformave, proces i zhvillimit

Shpërndaje

Ndjejmë se këto zgjedhje janë vazhdim i procesit të reformave, proces i zhvillimit, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, pasi që së bashku me bashkëshorten Rozi votoi në kuadër të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, në shkollën fillore komunale “Dimo Haxhi Dimov” në Komunën e Karposhit.

Ai dëshiroi ditë zgjedhore të lumtur dhe të qetë, njejtë sikur edhe në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale.

“Për të cilat mendoj se janë bindshëm më demokratiket dhe më korrektet, të organizuara ndonjëherë në Maqedoninë demokratike. Dëshiroj që edhe kjo ditë të jetë e këtillë. I falënderoj qytetarët që dolën dhe votuan në rrethin e parë zgjedhor. Gjithashtu i falënderoj qytetarët, të cilët edhe gjatë rrethit të dytë zgjedhor do të dalin të votojnë”, theksoi Mickoski.

Me këtë rast ai shtoi se në këto zgjedhje, ka pasur dallim të qartë mes koncepteve që partitë politike i kanë ofruar.

Ai nënvizoi se pret që të jetë e qartë diferenca dhe fitorja e madhe edhe pas këtij rrethi të dytë.

Me këtë rast shtoi se ndryshimet kanë filluar, procesi i reformave tashmë ka filluar dhe ky është procesi që do të vijonte në vitet që janë para nesh.