Mickoski: Rritja e pensioneve e rrit standardin jetësor, Gjykata Kushtetuese do të tregojë nëse ka qëllime të tjera
Do të them se dje, gjatë pyetjeve të deputetëve, isha shumë i saktë dhe thashë se kam informacione se është filluar procedura dhe se gjyqtari referues ka vendosur nënshkrim në raportin përfundimtar, me të cilin hiqet rritja lineare e pensioneve për pensionistët nga muaji i ardhshëm, thotë Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Mickoski theksoi se me rritjen lineare të pensioneve, si Qeveri, synonin të përmirësonin standardin jetësor për rreth 330.000 pensionistë, por siç tha, Gjykata Kishtetuese do tregojë nëse ka qëllime të tjera.
Nëse kjo do të realizohet, do ta shohim së shpejti, nëse kam pasur të drejtë, nëse informacioni ka qenë i saktë apo jo. Shumë shpejt do të marrim përgjigje. Unë do të doja të mos kem të drejtë. Ja shpresoj të mos kem të drejtë, por çfarë nëse kam të drejtë? Atëherë kush është ai që shkakton kaos dhe kush godet me vetëdije standardin e pensionistëve? Qeveria me këto masa donte të përmirësonte standardin e më shumë se 330 deri 350 mijë pensionistëve. Dikush tjetër ka qëllime të tjera, theksoi Kryeministri Mickoski.

