Moment rrëqethës kur i dyshuari me thikë në dorë pyet policin britanik: A do të vdesësh?
Ky është momenti dramatik kur një polic britanik arreston një burrë që mbante një thikë, i cili kërcënoi ta lëndonte.
Polici i guximshëm Anthony Spence u thirr për raportime për një grabitje të armatosur në Oldham, përpara se t’i afrohej të dyshuarit që mbante armën në dorë.
Kur u sfidua, i dyshuari refuzoi të bindej dhe u afrua drejt policit Spence, duke e kërcënuar dhe duke bërtitur: “A do të vdesësh”.
Kryesi i veprës penale u arrestua për grabitje, kërcënime për vrasje dhe posedim të një objekti të mprehtë dhe mbetet i ndaluar sipas Seksionit 3 në spital.
Polici britanik është lavdëruar për trimërinë e tij, kurse kamera e vendosur në uniformën e tij tregon gjithë ecurinë e ngjarjes.

