MaqedoniTop Lajme

Momente emocionuese/ Haqim Ramadani i pret mërgimtarët krah hapur në Çellopek të Bërvenicës (VIDEO)

Shpërndaje

Momente të veçanta dhe emocionuese janë parë sonte në Çellopek të Bërvenicës, ku Haqim Ramadani ka pritur ngrohtësisht bashkëfshatarët dhe mërgimtarët që janë kthyer për të dhënë mbështetjen e tyre në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve që do mbahen nesër më 2 nëntor.

Pamjet tregojnë Haqim Ramadanin kandidati i VLEN-it duke i pritur mërgimtarët me krahë hapur, në atmosferë entuziazmi e mirënjohjeje, ndërsa qytetarët shprehën vendosmërinë për të qëndruar përkrah tij deri në fund.

Atmosfera në Çellopek, sipas të pranishmëve, ishte e mbushur me emocion, unitet dhe besim për fitore për ditën e nesërme.