MaqedoniTop Lajme

Për një borgj prej 80 mijë denarësh, morën 700 mijë – policia arreston babë e bir në Kavadar!

Shpërndaje

Policia arrestoi dy persona në Kavadar, 59-vjeçarin N.S. dhe djalin e tij 34-vjeçar, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale fajde. Konkretisht, sipas kallëzimit, në qershor të vitit 2023, një burrë 71-vjeçar nga Negotina u kishte marrë hua rreth 80.000 denarë dhe ishin marrë vesh që t’i kthente me nga 20.000 denarë në javë, por meqë nuk kishte arritur ta shlyente shumën e marrë, ata vazhdimisht i llogaritnin kamatë dhe ia rritnin borxhin, përcjell TV21.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, i dëmtuari i kishte paguar N.S.-së një shumë prej mbi 700.000 denarësh. Pas urdhrit të lëshuar nga gjykata, është kryer një bastisje në shtëpinë e tyre, ku janë gjetur objekte për të cilat dyshohet se janë të lidhura me veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal përkatës.