Përfundoi asfaltimi i rrugës “LPK” në lagjen Seravë të Çairit
Komuna e Çairit ka përfunduar asfaltimin e rrugës “LPK” (Kosta Abraševiq) në lagjen Seravë, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe qasjen për banorët e kësaj zone.
Në kuadër të punimeve janë rregulluar pusetat dhe është përmirësuar një pjesë e rrjetit atmosferik, për të garantuar funksionalitet dhe siguri gjatë stinës së reshjeve.
Rruga tashmë është e rregullt, e pastër dhe e gatshme për qarkullim, duke sjellë lehtësim të dukshëm në lëvizje dhe pamje të re për lagjen.
Gjatë vizitës në terren, Kryetari i Komunës së Çairit theksoi se banorët kanë shprehur kënaqësi për punimet e realizuara dhe për ndryshimet që po ndodhin çdo ditë në komunë:
“Po ecim çdo ditë me hapa konkretë, me projekte që sjellin ndryshim të vërtetë. Çairi po ndryshon – lagje pas lagjeje po ndërtojmë një komunë moderne dhe funksionale për të gjithë banorët tanë.”
Ky projekt është pjesë e programit të vazhdueshëm të investimeve infrastrukturore që Komuna e Çairit po realizon në të gjitha lagjet, me synim përmirësimin e cilësisë së jetës dhe krijimin e kushteve më të mira.

