BotaTop Lajme

Presidenti Trump zhvillon bisedë telefonike me homologun kinez Xi Jinping

Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi këtë të hënë një bisedë telefonike me homologun kinez Xi Jinping.

Zhvillimi i kësaj bisede konfirmohet nga mediat amerikane, bazuar në burime nga agjencia shtetërore kineze e lajmeve ‘Xinhua’.

Ende nuk dihet zyrtarisht se mbi cilat çështje kanë diskutuar dy liderët përmes telefonit.

Kjo telefonatë vjen teksa ditët e fundit SHBA-ja është fokusuar në disa çështje me rëndësi, përfshirë edhe situatën e luftës në Ukrainë.

Të dielën, Uashingtoni dhe Kievi zhvilluan bisedime mbi planin amerikan të paqes me 28 pika.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cilësoi si takimet më produktive që nga fillimi i konfliktit. Sipas raportimeve të medias, SHBA-ja dhe Ukraina arritën një marrëveshje për pjesën më të madhe të planit./CNA