RajoniTop Lajme

Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dypalësh

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar në Hagë me kryeministrin e Holandës, Dick Schoof, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi nga Kryeministria e Shqipërisë, kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron po zhvillojnë një vizitë në Hagë.

“Një takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dypalësh dhe thellimin e bashkëpunimit me Holandën”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale në lidhje me takimin me homologun holandez.

Sipas Kryeministrisë së Shqipërisë, Rama do të vizitojë edhe Institutin holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Clingendael”, ku do të adresohet me një fjalë, si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve në një sesion të veçantë.