BotaTop Lajme

SHBA miraton shitjen e pjesëve ushtarake për Tajvanin me vlerë 330 milionë dollarë

Shpërndaje

Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së, Pentagoni, miratoi shitjen e parë të pjesëve ushtarake për Tajvanin që kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump mori detyrën në janar.

Pentagoni ka bërë me dije se marrëveshja e propozuar parashikon që Taipei të shpenzojë 330 milionë dollarë për të blerë pjesë këmbimi për avionët e saj, të prodhuar në Amerikë.

Zëdhënësja e presidentes së Tajvanit, Karen Kuo e mirëpriti miratimin, duke thënë se thellimi i partneritetit të sigurisë Tajvan-SHBA është një gur themeli i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajonin Indo-Paqësor.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Tajvanit, shitja e pjesëve të avionëve amerikanë do të nisë brenda një muaji.

Ndërkohë, Kina, e cila e konsideron ishullin si pjesë të territorit të saj, e ka quajtur këtë veprim një shkelje të sovranitetit. Ajo e dënoi shitjen e pjesëve amerikane në Tajvan, duke thënë se kjo gjë shkon kundër interesave të sigurisë së Kinës.