“Shenjë kujtese kundër padrejtësisë ndaj çlirimtarëve”, thonë veteranët për aksionin te EULEX-i
Këshilli drejtues i OVL UÇK ka zhvilluar një aksion simbolik pranë bazës së EULEX-it në Prishtinë.
Rreth këtij aksioni, organizata e veteranëve në një njoftim për media tha se ai u mbajt në vendin ku pesë vjet më parë u vetdorëzuan ish-krerët e UÇK-së
“U mbajt sot aksion simbolik nga Këshilli Drejtues i OVL UÇK-së, pranë bazës së EULEX-it në Prishtinë, pikërisht aty ku para pesë vitesh u vetëdorëzuan ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”
“Ky aksion u zhvillua në shenjë kujtese dhe proteste ndaj padrejtësisë që po u bëhet çlirimtarëve tanë, të cilët prej pesë vitesh vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë, pa drejtësi dhe pa vendim përfundimtar”, thonë nga kjo organizatë.

