Bota

Trump: Kam urdhëruar Pentagonin për luftë të mundshme ushtarake në Nigeri

Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi disa orë më parë se i ka urdhëruar Pentagonit të fillojë planifikimin për veprime të mundshme ushtarake në Nigeri, ndërsa shtoi akuzat e tij se qeveria nuk po arrin të frenojë persekutimin e të krishterëve në vendin e Afrikës Perëndimore.

Presidenti paralajmëroi gjithashtu se do të ndalojë menjëherë të gjitha ndihmat dhe asistencat për Nigerinë.

“Nëse Qeveria Nigeriane vazhdon të lejojë vrasjen e të krishterëve, SHBA-të do të ndalojnë menjëherë të gjitha ndihmat dhe asistencat për Nigerinë dhe mund të hyjnë në atë vend tani të turpëruar, me armë zjarri, për të zhdukur plotësisht terroristët islamikë që po kryejnë këto mizori të tmerrshme. Me anë të kësaj po i udhëzoj Departamentin tonë të Luftës të përgatitet për veprime të mundshme. Nëse sulmojmë, do të jetë i shpejtë, i egër dhe i ëmbël, ashtu si banditët terroristë sulmojnë të krishterët tanë të dashur!”,- postoi Trump në mediat sociale.

Paralajmërimi erdhi pasi Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, më herët të shtunën, kundërshtoi njoftimin e Trump se ai po e përcaktonte vendin e Afrikës Perëndimore si një vend me shqetësim të veçantë për shkak të dështimit të dyshuar për të frenuar persekutimin e të krishterëve.

Në një deklaratë në mediat sociale të shtunën, Tinubu tha se karakterizimi i Nigerisë si një vend intolerant ndaj feve nuk pasqyron realitetin kombëtar./CNA