Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë
Ukraina ka arritur një marrëveshje 10-vjeçare me Francën për furnizimin me 100 aeroplanë luftarakë Rafale për të forcuar mbrojtjen e saj, ndërsa Kremlini tha se shpreson për një samit të ri me Shtetet e Bashkuara për të diskutuar një zgjidhje të mundshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris më 17 nëntor, ku udhëheqësit u pajtuan për marrëveshjen, teksa forcat ruse po intensifikojnë sulmet ajrore në mbarë Ukrainën dhe po bëjnë përparime në lindje.
“Do të jetë mbrojtja më e madhe ajrore, një nga më të mëdhatë në botë”, tha Zelensky pas arritjes së marrëveshjes për aeroplanët me dy motorë.
Pallati Elize njoftoi se marrëveshja përfshin gjithashtu sisteme të mbrojtjes ajrore, bomba dhe dronë, pajisje të reja që nuk vijnë nga rezervat aktuale të Forcave të Armatosura franceze.

