Universiteti “Nënë Tereza” bëhet pjesë e universiteteve të para në botë që përdor Inteligjencën Artificiale
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup bëhet një nga universitetet e para në botë që vendos në funksion një Asistent Virtual me Inteligjencë Artificiale, i cili do të ofrojë mbështetje gjithëpërfshirëse për studentët, stafin akademik dhe vizitorët në tri gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht.
Asistentja Virtuale “Nënë Tereza” është zhvilluar për të ofruar qasje të menjëhershme në informacione të rëndësishme akademike dhe administrative, përmirësuar komunikimin dhe thjeshtuar orientimin brenda Universitetit. Ajo do të shërbejë si udhërrëfyese digjitale për proceset universitare, duke lehtësuar përdorimin e platformave akademike dhe duke mundësuar ndërveprim të thjeshtë, të shpejtë dhe efikas.
Përmes kësaj platforme inovative, UNT synon të avancojë cilësinë e shërbimeve dhe t’i përshtatet standardeve bashkëkohore të arsimit të lartë.
Prezantimi zyrtar i Asistentes Virtuale “Nënë Tereza” do të zhvillohet:
Data: 01.12.2025
Ora: 11:00
Auditori: 107
Universiteti “Nënë Tereza” fton të gjithë studentët, profesorët dhe të interesuarit të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, e cila shënon një hap të ri drejt transformimit digjital dhe inovacionit akademik.
#UNT #AsistentjaVirtuale #NeneTereza #InovacioniNëArsim #TransformimDigjital

