MaqedoniTop Lajme

UNT-ja prezanton asistenten virtuale “NËNË TEREZA”

Shpërndaje

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup vazhdon të afirmohet si një institucion që përqafon inovacionin dhe teknologjinë moderne në shërbim të komunitetit akademik, njofton albazone media.

“Universiteti “Nënë Tereza” vijon rrugëtimin e tij drejt modernizimit dhe inovacionit në arsim. Si pjesë e përkushtimit për të përmirësuar përvojën e studentëve dhe stafit akademik, kemi zhvilluar një mjet të ri digjital që synon lehtësimin e komunikimit dhe qasjes në informacion. Në këtë kuadër, kemi kënaqësinë të prezantojmë Asistenten Virtuale “Nënë Tereza”, një hap i rëndësishëm drejt transformimit digjital të Universitetit”, thuhet mes tjerash në njoftimin nga UNT-ja.

Njoftimi i plotë:

UNT PREZANTON ASISTENTEN VIRTUALE “NËNË TEREZA”
Të nderuar,
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka kënaqësinë t’ju ftojë në prezantimin zyrtar të Asistentes Virtuale “Nënë Tereza”, një mjet inovativ që do të ofrojë ndihmë dhe udhëzim rreth të gjitha çështjeve akademike dhe administrative të Universitetit.
Asistentja Virtuale është krijuar për t’ju mbështetur në:
qasje më të shpejtë në informacion,
komunikim më efikas,
orientim në shërbimet universitare,
përdorim më të lehtë të platformave akademike.
Data: 01.12.2025
Ora: 11:00
Auditori: 107
Ju mirëpresim në prezantimin e këtij inovacioni të rëndësishëm për studentët dhe stafin tonë universitar.
#UNT #AsistentjaVirtuale #NeneTereza #InovacioniNëArsim #TransformimDigjital